Categories Lajme

U arrestua për korrupsion, kjo është gjyqtarja që liroi bosin shqiptar…

Agim Çerma i a rrestuar dy ditë më parë në Kolumbi dhe i cilësuar si baron i trafikut të kokainës, rezultonte i dënuar në vendin tonë për vrasje. Pas një kalvari të gjatë nëpër gjykata, ai u lirua me kusht në vitin 2012 nga Gjykata e Lezhës për motive të paqarta, ndërsa lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi, e dënuar për korrupsion.

Por si u arrestua gjyqtarja?

Ish-gjyqtarja Parashqevi Ademi u arrestua në vitin 2015 u dënua me 4 vite burg për korrupsion, pasi u filmua duke i marrë 200 mijë lekë një qytetari në këmbim të një vendimi. Gjyqtarja e Lezhës u arrestua në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës. Ajo u lirua në korrik të 2016, pasi përfundoi d ënimin duke përfituar ulje.

Vrasja, d ënimi lirimi i trafikantit

Vendimi për dënim me burg përjetë për Çermën është marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë. Ngjarja ka ndodhur në 1997-ën në Elbasan, ndërsa në atë kohë, bashkë me Agimin u ar restua edhe i vëllai i tij, Gazmend Çerma, si dhe disa persona të tjerë. Gazmend Çerma u dënua me 11 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan. Vendimin e ankimoi në Apelin e Durrësit, por kërkesa iu refuzua.

Në ankimim ai ia kalonte përgjegjësinë të vëllait Agimit, duke argumentuar se nuk kishte dijeni se i vëllai kishte armë me vete dhe se do të kryente v rasjen. Të njëjtin veprim ka kryer edhe Agim Çerma duke ankimuar d ënimin përjetë. Kjo kërkesë i është refuzuar nga Apeli i Durrësit dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa Kushtetuesja ia kaloi Shkallës së Parë në Elbasan për rigjykim.

Kjo e fundit ia kaloi Gjykatës së Lezhës, pasi dënimin, Agim Çerma po e kryente në burgun e Shënkollit. Referuar të dhënave të gjeneruara nga sistemi i kësaj Gjykate, Agim Çerma, në vitin 2012 është liruar me kusht në rrethana ende të paqarta. ABC mëson se lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi. Në 2015-ën, Ademi është arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërsa ish Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 4 vite b urg.

Pasi la qelinë, Agim Çerma eshte larguar drejt vendeve të Europës dhe më pas në vendet e Amerikës Latine ku është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të d rogës. ABC mëson se përgjatë viteve të fundit, policia shqiptare me anë të letërporosive u kanë kërkuar informacion  autoriteteve të huaja për Çermën, pasi edhe në vendin tonë ai dyshohej si i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e d rogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME