Categories Lajme

VIDEO/U bë e famshme me “kërpëratën”, si u “hakmor” mbrëmë Majlinda Halilaj ndaj mediave

Socialistët nuk ishin vetëm mbrëmë teksa votonin dy ligjet e të ashtuquajturës paketa anti-shpifje. Votave të socialistëve i bashkuan edhe ato të disa deputetëve të opozitës, të cilët gjithashtu shprehen zell në sallë për shtimin e elementëve të censurës qeveritare ndaj medias. Abcnews.al ka siguruar tabulatin e ligjit për ndryshimet në AMA, e cila i jep kompetenca të zgjeruara Këshillit të Ankesave të këtij institucioni në varësi të qeverisë që të gjykojë mbi përmbajtjen duke dënuar dhe marrë vendime sikur të jetë gjykatë në dëm të mediave.

Mes deputetëve të opozitës që mbështetën ligjet e socialistëve janë edhe Majlinda Halilaj, Selami Jenishehri dhe Ervis Mecoi nga PD, si dhe Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Ramazan Gjuzi, Aurora Mara, Nimet Musai dhe Edmond Stojku nga LSI. Halilaj u bë e famshme për publikun me fjalimin e vjedhur të Jorida Tabakut duke e lexuar gjithashtu keq, gjë e cila e bëri objekt të komenteve të shumta në mediat online dhe rrjetet sociale.

Madje, kjo e fundit duartrokiti mbrëmë në Kuvend kur pa që ligjet u miratuan.
Vlen të theksohet fakti se ndërkohë që deputetët e opozitës parlamentare mbështesnin maxhorancën në ligjet në fjalë, një ish-ministër si Ditmir Bushati abstenoi në të gjitha rastet duke mos iu bashkuar Grupit Parlamentar të PS.

Deputetët e opozitës që votuan pro paketës anti-shpifje

1- Majlinda Halilaj PD
2- Eugen Bojaxhiu LSI
3- Ediola Braha LSI
4- Ramazan Gjuzi LSI
5- Selami Jenishehri PD
6- Aurora Mara LSI
7 Ervis Meco PD
8- NImet Musaj LSI
9- Edmond Stojku LSI .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME