Categories Lajme

“Unë fal sepse jam feministe dhe i mbështes femrat”, Oriola Marashi ironizon Einxhel Shkirën:Ti je e rreme

Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë tre emrat më të përfolur në median rozë për shkak të një sherri mes tyre, ku mendohet që shkak për një ngjarje të tillë është bërë një djalë. Teksa dy ditë më parë Shkira ishte e ftuar në emisionin e pasdites në “Tv Klan” tek ‘RUDINA’, ajo është shprehur se pavarësisht që u rrah në mes të natës nga Kejvina dhe Oriola, thotë se i ka falur ato për shkak se ajo se është një feministe që i përkrah dhe i mbështet gjithmonë femrat dhe nuk ushqen urrjetje apo intriga ndaj tyre.

Ndërkohë Oriola përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, duke ironizuar fjalimin e Shkirës. Modelja e njohur thotë se ju jeni e rreme, kur thoni po mbështes dhe po fuqizojë gratë, duke ju referuar në këtë rast Einxhelit.

“Kështu që unë jam bërë me gra që po predikojnë “fuqizimin e grave” të rreme ndërsa rrëzojnë gratë e tjera. Ju jeni aq të rremë në lidhje me fuqizimin e grave, është në të vërtetë e pështirë për t’u parë. Oh boo, mbylle!”– është shprehur Oriola. Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme reagoi ashpër edhe Kejvina, e cila i nxori të “palarat” ish-shoqes së saj, duke u shprehur se ajo i kishte prishur punë në projektin e saj. Disa muaj më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME