Categories Lajme

VIDEO/ U shpallën të pabanuar nga tërmeti, shemben shtatë pallate në Laç

Qyteti i Laçit në Kurbin është kthyer në një zonë tepër të ndotur për shkak të shembjeve të vazhdueshme të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në qytetin e Laçit është vendosur nga inxhinierët të shemben shtatë nga pallatet e shpallura të pabanueshëm. Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se procesi vijon pa pushim dhe se shumë shpejt godinat e rrezikshme, do të shemben. Sa i përket banorëve që jetonin në pallatet që po shemben, një pjesë e tyre janë sistemuar në hotelet e Shëngjinit, ndërsa për pjesën tjetër po jepen bonueset e qirasë.

Mbi 300 banesa janë dëmtuar në zonat rurale, ku për pjesën më të madhe të tyre janë vendosur çadra dimërore pasi nuk mund të largohen për shkak të bagëtisë. Bashkia e Kurbinit ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 Nëntorit, i cili shkaktoi plot 51 viktima e shumë dëme materiale./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME