Categories Sport

VIDEO/ Dy supergola nga Ronaldo dhe Dibala, Sarrit i rrëshket gjuha kur përshkruan golat e lojtarëve të tij

Juventusi mori një fitore shumë të vlefshme në ditën e djeshme ndaj Sampdorias në transfertë, teksa i mposhti dorianët me rezultatin 1-2. Një trepikësh i cili i lejon bardhezinjtë ta mbyllin kampionatin në vend të parë për këtë vit. Ndeshja u vulos nga dy supergola të lojtarëve bardhezinj. Fillimisht, hapi serinë Paulo Dibala me një goditje fluturimthi.

Ndërsa, më pas ishte radha e Kristiano Ronaldos. Portugezi shënoi me kokë duke kryer një kërcim spektakolar me kokë, i cili shtangu të pranishmit në stadium. Pas sfidës, tekniku Mauricio Sarri u mundua të shpjegonte se çfarë kishte menduar pas atyre dy perlave nga yjet e tij. Por, trajneri toskan nuk mundi të artikulonte pa përdorur edhe një fjalë e cila në konferencën për shtyp u censurua dhe shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve. Gjithsesi, për Sarrin ishte e vetmja mënyrë të shpjegonte mendimin e tij mbi golat e Dibalës dhe Ronaldos.

https://streamable.com/jav46

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME