Categories Lajme

U bë frymëzim për britanikët, por shqiptari po pëson zhgënjimin e madh

Rasti i 18-vjeçarit me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e faqes së huaj britanike, Metro Uk, pasi një fëmijërie të vështirë tashmë rrezikon të dëbohet dhe nga vendi ku i’u ofrua mundësia të kishte një shtëpi të re.

Sameti ka emigruar në mënyrë kontrabandë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni, por tashmë frika më e madhe të është dëbimi nga ky vend. Në moshën 11-vjeçare Sameti ishte i detyruar të dilte e të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15-vjeçare babai i tij, një trafikant famëkeq, e mori atë në Bruksel. Fatmirësisht ai arriti të “shpëtonte nga kthetrat” e të atit dhe udhëtoi drejt Bristolit.

Pasi kaloi gjashtë muajsh në shtëpinë e fëmijës në Bristol, Sameti u zhvendos të jetonte me John Stokes, kujdestari i cili kishte ndihmuar mbi 80 fëmijë të tjerë me probleme dhe ndihmoi Sametin të merrte një profesion të tijin, atë të marangozit. Por vetëm pak ditë pasi ai mbushi 18-vjeç, Zyra e Emigracionit i shkatërroi ëndrrat e tij duke i bërë të ditur se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.

“Nuk dua të kthehem më në Shqipëri, shpresoj shumë që Zyrat e emigracionit të ndryshojnë vendimin e tyre. Bëj një jetë të mirë këtu së bashku me Johnin”. E në krahun tjetër kujdestari pretendon se qeveria po hedh poshtë vendimet për të dhënë azil për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, derisa ata të mbushin 18 vjeçare. “Sameti ka qenë një “frymëzim” për djemtë e tjerë anglezë, sepse paçka traumas që kaloi ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të rindërtuar jetën e tij”, ka shtuar kujdestari./t.ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME