12 vite më parë teksa po fitonte bukën e gojës duke mbledhur hekura, bidona dhe kanace, Leonard Xhemaili 52 vjecari nga Vlora pranë një koshi mbeturinash dëgjon disa të qara, si fillim i pandehu si një mace, teksa kur u afrua dhe pak dalloj një fëmijë të braktisur.Pa pyetur njeri e mori në krah duke e sjell në shtëpinë e tij, e birësoj, duke e rritur si një fëmijë të tijën.Sot ai fëmijë është 12 vjec dhe quhet Isaleo Xhemali.I ati mes dhimbjes tregon momentin drithërues kur e gjeti foshnjën dhe gjithë sakriciat që ai vetë sëbashku me prindërit dhe familjen e tij po bëjnë për ta rritur atë fëmijë, duke u munduar cdo ditë ta cojnë në shkollë si dhe duke mos e ndar asnjë moment nga fëmijët e tyre të vërtet.
Djali 12 vjecar Isaleo Xhemali tregon se herën e parë kur e mori vesh që ishte i birësuar nuk e besoj, por më vonë e kuptoj rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për familjen e tij.Sado në kushte të vështira ekonimike Isaleo i di sakriciat e prindërve të tij dhe mundohet që cdo ditë duke mësuar tjua shpërblej.Deri më sot, sic tregon dhe ai vetë prindërit e tij të vërtet dhe askush tjetër nuk ka ardhur ta kërkoj, por edhe nëse e kërkojnë sërisht do të zgjedhi të jetoj me familjen që ka tani pasi qëkur hapi sytë vec këtë familje njeh dhe këtë familje do.
.Familja Xhemali e përbërë prej tashmë 7 antarësh (Isaleo, motra e vogël, vëllai 21 vjec, dy prindërit dhe dy gjyshrit ) jeton në kushte ekstrme të varfërisë në një banesë pranë rrugës Transballkanike në Vlorë. Me një pension 7000 lek të rëja në muaj që marrin nga asistenca, si dhe duke mbledhur bidona, hekura dhe kanace cdo ditë.Gjyshi 75 vjec shkon cdo ditë të lypi në qytet, teksa në familje punon vetëm djali i madh 21 vjec duke mbledh bidona dhe ai, pasi babai tashmë i sëmurë nuk ja del dot më të punoj. Isaleo shkon cdo ditë në shkollë, teksa kur mbaron mësimin ose në ditët e pushimit angazhohet dhe ai duke mbledhur bidona.
