Categories Lajme

U dëmtua teksa vidhtè një banesë, policia i vë pràngat në spital 22-vjeçarit nga Lezha

Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se akuzohet për vjedhje. Raportohet se i arrestuari është Elio Hila, banues në Lezhë dhe është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th.

22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e Z. Th. Elio Hila . është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. Zh., i arrestuar në flagrancë, tentoi të vidhte në një banesë në fshatin Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve dhe dokumentimin e plotë të plotë të rasteve të vjedhjeve, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për bashkautorin e tentativës së vjedhjes së banesës se shtetasit Z. Th., më datë 09.11.2021, në Zejmen Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për kapjen dhe ndalimin e tij.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th. 22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th.

Shtetasi E. H. është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia, është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME