Categories Lajme

U dënua me 3 vite burg, ish kryebashkiaku i PD Fran Frrokaj arratiset nga ‘Apeli’ i Shkodrës! Policia ende s’ka asnjë gjurmë

Ish kryetari i Bashkisë si perfaqesues i PD ne Lezhë, Fran Frrokaj është arratisur nga Apeli në Shkodër, teksa i ehste dhene vendimi me burg per tjetersim pronash tek “Rama e hedhun”.

Ish kryebashkiaku e larguar nga salla e gjyqit teksa iu caktua dënimi për 3 vite burg. Ligjërisht ai duhet të ishte ndalua nga policia si në rastin e ish ministrit Tahiri.

Mësohet se Apeli i Shkodrës ka nxjerrë urdhër arresti dhe urdhër ekzekutimi vendimi. Prej orës 13:00 Fran Frrokaj  nuk gjendet nga forcat blu. Vazhdojnë kontrollet në Lezhë e Shkodër.

Për tjetërsim pronash në bregdet Fran Frrokaj dhe Gjok Ndoka janë marrë të pandehur dhe nga SPAK, pas një hetimi të nisur në vitin 2019, për përfitimin në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.

Tjetërsimi i pronave në Lezhë është çështje që prej vitesh i përket drejtësisë kur është bërë dhe goditja më e madhe e SPAK me sekuestrimin e 55 milionë eurove pasuri, të ardhura nga vjedhja e tokës së shtetit. 13 milionë euro pasuri të sekuestruar në korrik i përkasin grupit të Fran Frrokaj dhe 10 të tjerëve, për të cilët SPAK mbylli hetimet dhe kërkon gjykimin, ndërsa 42 milionë euro pasuri të sekuestruara në vitin 2017 i përkasin grupit të vëllait dhe motrës së ish-deputetit Arben Ndoka.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2020, Frrokaj është dënuar nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por SPAK kërkon gjykim shtesë për 11 persona të tjerë të grupit. Më 18 korrik, Frrokaj u paraqit në SPAK por nuk pranoi të tregonte arsyen, thjesht u justifikua duke thënë “Kam ardhur për punët e mia”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME