Categories Showbiz

U diagnostikua me çrregullimin e rrallë neurologjik, Celine Dion anulon të gjitha shfaqjet e mbetura të turneut

Celine Dion ka anuluar të gjitha shfaqjet e saj të mbetura live, duke u thënë fansave se nuk është mjaft e fortë për të bërë turne pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neurologjik.

Këngëtarja zbuloi vitin e kaluar se vuante nga ‘Sindroma Stiff-Person’ (SPS), e cila po ndikonte në këndimin e saj. Dion tani ka anuluar të             gjitha shfaqjet që kishte planifikuar për vitet 2023 dhe 2024.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, 55-vjeçarja u kërkoi ndjesë fansave për anulimin e koncerteve.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Edhe pse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka derisa të jem vërtet gati të rikthehem në skenë”- shkruan ajo.

Në dhjetor 2022, këngëtarja franceze-kanadeze postoi një video emocionuese në Instagram për të thënë se ajo ishte diagnostikuar me SPS dhe nuk do të ishte gati të fillonte një turne evropian në shkurt siç ishte planifikuar.

Ajo tha se çrregullimi po shkaktonte spazma muskulore dhe nuk e lejonte të përdorte kordat vokale për të kënduar ashtu siç di ajo.

Turneu Botëror Courage filloi në vitin 2019 dhe Dion përfundoi 52 shfaqje përpara se gjithçka të mbyllehj si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ajo më vonë anuloi takimet në Amerikën e Veriut për shkak të problemeve shëndetësore dhe vonoi pjesën evropiane të turneut. Të premten, shfaqjet evropiane të vonuara u anuluan krejtësisht, duke përfshirë datat në Londër, Dublin, Paris, Berlin, Amsterdam, Stokholm dhe Cyrih.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME