Categories Lajme

“U ekzekutua për çështje morali”/ Pistat e hetimit për vrasjen e 24-vjeçares palestineze: E kishte denoncuar të atin për dhunë, dyshohet se 49-vjeçari e kishte sjellë në Shqipëri për…!

Nga të dhënat që kanë sjellë autoritet gjermane ka rezultuar se 24-vjeçarja Rayyan Alwan e vrarë në Tiranë ka bërë denoncim për familjarët e saj në janar të 2024.

Ajo ka denoncuar nënën babain pasi sipas saj dhunonin pasi nuk ishin dakord me jetën e saj, e cila sipas prindërve nuk respektonte rregullat e fesë islame. Gjithashtu ka rezultuar që dokumentet greke që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë të falsifikuara.

Policia e Tiranës i është afruar zbardhjes së plotë të motiveve që çuan në vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan nga babai i saj, Fadi Alwan, disa ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se Rayyan Alwan ishte e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa kishte 3 fëmijë. Policia beson se konfliktet që ajo kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte, ishin arsyet që çuan në ekzekutimin e saj nga babai.

Familjarët e saj në Gjermani kanë dhënë dëshmi, duke thënë se 25-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë që është kundërshtuar sidomos nga babai i saj, Fadi Alwan.

Në biletat e tyre është gjetur edhe një numër identifikimi i dokumenteve kosovare për të dy. Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë informacion nga pala kosovare për të verifikuar nëse dy shtetasit nga Palestina kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova.

Dyshimet janë së Faddi Alwan ka ikur në Liban. Tashmë pista kryesore e policisë është që Faddi Alëan, 49 vjeç e ka sjellë në Shqipëri vajzën e tij për ta vrarë.

Interpol Shqipëria po punon për partnerët për lokalizimin dhe kapjen e tij dhe ekstradimin drejt vendit tonë. Ndërkohë që rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore ende nuk kanë dalë për të përcaktuar se kur është vrarë 24 vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME