Categories Lajme

U ‘eleminua’ me tritol, detaje mbi vrasjen e Sadikajt: Autorët e mbajtën nën vëzhgim, çfarë u gjet në makinë…

Rreth 400 gram tritol, e mbështjelle me natriban dhe e futur në një kuti të zezë, ishte vendosur në makinën tip “Volsvagen” të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, shpërthimi i të cilit mori jetën të riut.

Ndryshe nga herë të tjera kur tritoli është përdorur për mesazhe ndaj personave të caktuar, këtë herë autorën kishin si synim eleminimin e objektivit. Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim, pasi sasia e tritolit ishte vënë në pjesën e përparme të mjetit nga krahu i shoferit, çka shton dyshimet e hetuesve që autorët e vendosjes së tij donin të ‘hiqnin qafe’ drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se në makinën që u hodh në erë, ekspertët gjetën edhe një armë zjarri, të llojit pistolet. Referuar informacioneve, njoftohet se në komisariat për tu marrë në pyetje, në komisariat janë shoqëruar, disa familjarë, të afërm e miq të viktimës. Ata janë pyetur lidhur me identifikimin e persove që i riu mund të ketë pasur konfilikte.

Me ndihmën e tyre, dhe me informacionet që ata kanë pasur hetuesit janë munduar të kenë edhe një ide, mbi lëvizjet viktimës ditët e fundit, me qëllim hedhjen dritë mbi momentin e vënies së tritolit, nga autorët. Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit i kanë përqëndruar hetimet në dy drejtime, ku njëra pistë është hakmarrja, për shkak të të shkuarës së tij kriminale dhe pista tjetër, trafiku i drogës. Kjo e fundit, është pista më e mundshme, pasi për të riun blutë kanë pasur të dhëna dhe informacione që i kanë marrë në rrugë operative, se 27-vjeçari ka qenë anëtar i një grupi të fuqishëm kriminal, që merret me kultivimim të lëndëve narkotike në jug të Shqipërisë, dhe trafikimin e saj drejt Greqisë. Sipas informacioneve të rezervuara nga policia e Shtetit, Sadikaj ishte personi kyç që bënte lidhjen dhe shitjen e drogës në vendin fqinj.

Ndërkohë mjeti që u hodh në erë nuk ka qenë në pronësi të viktimës, por përdorej shpesh prej tij, për këtë shkak në pyetje është marrë edhe pronari i mjetit, ku po hetohet nëse mund të ketë qenë edhe ai shënjestra. Por një burim nga grupi hetimor bëri me dije për Fax News, se kjo ka shumë pak gjasa të jetë e vërtetë, për shkak se shpërthimi u bë i telekomanduar, dhe se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën, ku edhe kishin informacion se kush e drejtonte mjetin. Hetuesit deri më tani, përveç kamerave të sigurisë të një biznesi që ndodhet pranë zonës ku u shpërthye mjeti, kanë sekuestruar edhe kamera sigurie në vendet ku i riu ka frekuentuar të premten dhe mengjesin e së shtunës.

Aleksandër Sadikaj jetonte mes Tiranës dhe Memaliajt, ai ishte pronar i një resorti në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që edhe në kryeqytet administronte një lokal në zonën e Selitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME