Categories Lajme

U fejuan dy ditë më parë! Kush është këngëtari dhe 16-vjeçarja, viktima të aksidentit tragjik në Fushë-Krujë (FOTOT)

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë. Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën.

Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur edhe shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç. Çifti i të rinjve ishin pasagjerë në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit Brati kanë publikuar mesazhe rrëqethëse në rrjetet sociale. “U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, në kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove”, shkruajnë familjarët e të ndjerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME