Categories Bota

U fsheh në pyll për 24 vjet duke menduar se kishte vr*rë gruan dhe vajzën

Nikolai Gromov 24 vjet jetoi në pyll, duke u feshur pasi besonte se kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij, pas një debati që kishte një natë me gruan. Më shumë se 2 dekada më parë, i dehur, Nikolai Gromov pati një zënkë me gruan e tij Lyubov Petrovna duke e sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare Elena. Kur i doli pija dhe u rikthye në shtëpi, ai nuk gjeti asnjeri. Mendoi se kishte kryer një krim të tmerrshëm.

Në fakt, nënë e bijë kishin shkuar në spital për ndihmë mjekësore e më pas ishin zhvendosur në një adresë të re. Por Nikolai besoi se i kishte vrarë, ndaj dhe u zhduk në rajonin rus të Taiga, ku policia nuk do të mund ta gjente kurrë. Në Qershor të këtij viti, tashmë 72-vjeç, një plagë në këmbën e Nikolait u infektua. Mjekët u detyruan t’ia prisnin dhe kur kuptuan se ai ishte endacak, ata alarmuan autoritetet që ta ndihmonin dhe t’i jepnin një pension.

Por kur u kuptua se kush ishte, ai u arrestua në bazë të një urdhër arresti të lëshuar në atë kohë për dhunën ndaj bashkëshortes dhe fëmijës. Ish-bashkëshortja e tij nuk jetoi për të parë gjetjen e 72-vjeçait, pasi kishte vdekur më herët gjatë këtij viti. Sa i përket vajzës, ajo jeton në Novokuznetsk dhe ka familjen e saj. Sipas asaj që shkruajnë mediat ruse, ajo nuk ka asnjëlloj interesi për të patur kontakt me të atin.

E kontaktuar nga mediat ajo tha: “Për çfarë më duhet? U zhduk përgjatë gjithë këtyre viteve dhe ndonëse ishte gjallë nuk dëgjova kurrë një fjalë prej tij“. Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se Nikolai i kishte rrëfyer oficerëve se përgjatë gjithë këtyre viteve kishte besuar se i kishte marrë jetën gruas dhe vajzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME