Categories Lajme

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se u vra për motive pronësie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe. Fatkeqësisht, e ndjera ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Kozeta Teço është 52-vjeçarja që humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesën e saj në Pogradec.

Mësohet se gruaja jetonte e vetme dhe në kushte tepër të vështira ekonomike.  Ajo nuk ka pasur fëmijë dhe nuk ishte as e martuar.

Burimet bëjnë të ditura se 52-vjeçarja financiarisht ndihmoje nga motra e saj, pasi ishte në kushte të vështira.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Pogradecit, ku banesa e saj u përfshi nga flakët. Për pasojë gruaja humbi jetën pasi u askfiksua.

Zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 -vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

Mësohet se në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë në dy objekte në afërsi të pallatit. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona në komisariatin e policisë së Pogradecit për t’u marrë në pyetje.

Në foto është Kozeta Teço e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj Ilirjan Selmani Hetimet në Pogradec vazhdojnë për rastin e rëndë të vdekjes së 52-vjeçares që u gjet pa shenja jete në banesën e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima dyshohet të ketë qenë viktimë e një vrasjeje nga Ilirjan Selmani, personi me të cilin kishte një lidhje intime.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe për përcaktimin e motivit të krimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME