Categories Lajme

U kap me armë në banesë, arrestohet 55-vjeçarit në Krujë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi u kap me armë në banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Gjergj Muça, banues në Mallkuç.

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një shtetas që mbante armë zjarri pushkë, pa leje, në banesë. ✅Shkon në 4 numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje, të goditura nga Policia e Krujës, brenda 72-orëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., 55 vjeç, banues në Mallkuç. Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME