Categories Lajme

U kap me lëndë narkotike në makinë, shkarkohet doganieri

Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.

Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.

“Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë” thuhet në njoftim.

Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH, cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.  

Qafë Botë – Sarandë Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit. Sekuestrohen 34.55 kilogramë kanabis dhe një armë zjarri. Policia vë në pranga një doganier të pikës doganore “Tre Urat ” Përmet që transportonte lëndën narkotike dhe armën e zjarrit Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike. Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa. Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′. Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME