Categories Lajme

U kap me para në Maqellarë, juristi i Bashkisë: Hua për arsye familjare

Është zbardhur dëshmia që Denis Xholit, i cili u kap dje me një shumë parash në makinë në Maqellarë, ka dhënë përpara autoriteteve. Sipas news 24 juristi i Bashkisë Bulqizë, ka mohuar se paratë i kishte për blerje votash. Ai ka pohuar se shumën e parave prej 5 milionë lekëve ia kishte dhënë hua një i afërm nga Durrësi për arsye familjare.

Ndërkohë sipas burimeve brenda policisë së Dibrës, deklarimet e Xholit përputhen me ato të personit të deklaruar nga ana e tij nga Durrësi.

Ditën e djeshme në Maqellarë u bllokua një mjet nga PD dhe më pas policia vërtetoi se brenda saj kishte 5 milionë lekë. Sipas PD-së, këto para po përdoreshin për blerje të votave. Policia ndaloi disa persona, ndërsa aktualisht në komisariat qëndron juristi dhe një tjetër. Teksa na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit duket se situata është tensionuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME