Categories Lajme

U kap me patentat e Tahirit, transferohet dosja e Orest Sotës

Bleona Metushi\ Prokuroria për Krime të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen në ngarkim të Orest Sotës, biznesmenit që rreth dy vite më parë u arrestua në fshatin Balldren të Elbasanit me një sasi prej 863 mijë eurosh dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Hetimet për të do të vazhdojnë në Prokurorinë e Elbasanit, pasi sipas Krimeve të Rënda veprat penale që dyshohet se ka konsumuar nuk janë në kompetencën e tyre. Dosja është dërguar në korrik në Elbasan dhe pritet që hetimet dhe gjykimi i çështjes të bëhet atje.

Dosja ndaj Sotës u hetua në një procedim me atë të ish-ministrit Saimir Tahiri, por me kalimin e këtij të fundit në gjyq, Prokuroria ndau sërish dosjen, të cilën tashmë e delegoi në Elbasan.

ARRESTIMI Biznesmeni Orest Sota u arrestua në datën 2 nëntor të viti 2017 në rrugën nacionale, më konkretisht në fshatin Balldren, teksa i jepte makinës pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në automjetin e tij tip “Land Rover”, u gjetën shuma prej 863 mijë eurove si edhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike nga dosja “Habilaj”, e bërë publike nga autoritetet italiane.

Ngjarja në fjalë në fillim është fshehur për mediat nga Policia, ndërsa ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, i cili, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë publik rastin dhe ka denoncuar se Policia e ka fshehur ngjarjes.

Më pas, Policia njoftoi se: “Më datë 02.11.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k, pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin ‘Land Rover’ dhe nga kontrolli në mjet iu gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat ai pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pashoqëruara me dokumentin e origjinës”.

AKUZAT Prokuroria për Krime të Rënda kishte ngritur mbi Sotën katër akuza: “Pastrim i produkteve të veprës kriminale”; “Fshehje e të ardhurave”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Sipas Prokurorisë, lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta, pasi për të shkuar në Elbasan, ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina, edhe pse ishte nisur nga Tirana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME