Categories Lajme

U kapën 4 tonë kokainë dhe 5.5 milionë euro, flet prokurori italian që drejtoi operacionin

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës. Në një konferencë për mediat në Firence, të mbajtur pas shkatërrimit të kartelit shqiptar të drogës, i kryesuar nga Eldi Dizdari, De Raho u shpreh se kriminelët shqiptarë kanë shfaqur aftësi të mëdha për të drejtuar organizata të mëdha të trafikut të drogës, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me grupet e Amerikës Latinë. “Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, megjithatë, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences, për të ilustruar rezultatet e operacionit të gjerë.

“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka sjellë në provë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës – shpjegoi prokurori kombëtar antimafia – Dhe tregoi sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”. Organizatat kriminale shqiptare, vazhdoi Cafiero de Raho, “veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar largimet dhe mbërritjet e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam”.

Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre (“Bello”) e cila u ngulit në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u shfaq në pesë vjet hetime“, theksoi Cafiero de Raho. Kujtojmë së shkatërrimi i kartelit shqiptar të drogës ka pushtuar faqet e para të medieve ndërkombëtare. Kjo për shkak se operacioni i Europol është shtrirë në disa shtete, mes tyre edhe Italia. Sipas Agenzia Italia, karteli shqiptar përbëhej nga 20 persona dhe ishte në gjendje që importonte tonelata kokainë në Europë, duke përdorur portet e mëdha të kontinentit. Agjencia njoftoi se operacioni u quajt ‘Los Blancos’ dhe u zhvillua edhe në Firence. Gjatë këtij operacioni u kapën katër ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro, ku një prej kokave të trafikut të drogës Eldi Dizdari u arrestua në Duba

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME