Categories Showbiz

U kapën në rrugët e Barcelonës, zbulohet kush është bjondja simpatike që po kalon pushimet me Romeon

Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan me sukses emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës.

Teksa fansat menduan se bashkëshoqëruesja e Romeos në këtë udhëtim ishte Aleksia, një video e bërë publike së fundmi i ka bërë lëmsh të gjithë.

“Revista Who” ka postuar pamjet ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në postimet e tij është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet se ndoshta në video ishte Donaldi nuk munguan, mirëpo mungesa e tatuzheve në këmbë e bën të dallueshëm Romeon.

Vetëm pak orë pas publikimit të kësaj videoje, detaje të reja kanë dalë në dritë. Burime ekskluzive për Iconstyle.al kanë bërë të ditur se vajza në foto quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në “Instagram” e ka bërë të ditur diçka të tillë. Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjek Romeon në Instagram.

Kujtojmë se edhe Aleksia Peleshi, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen dhe menjëherë të gjithë menduan se po shoqëron Romeon, por e vërteta qenka krejtësisht tjetër. /Iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME