Categories Lajme

U largua më 1 janar nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për gylenistin Harun Çelik. Iu la ‘0 ditë’ afat për ankimim

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit, kundërshtarit më të madh të presidentit të Turqisë Erdogan.

Në urdhrin e dëbimit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” thuhet se Çelik nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim duke iu referuar nenit 109/A.

Po kështu nuk i është lënë asnjë ditë afat nga urdhri për largimin dhe saktësohet që dalja nga Shqipëria të bëhet nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Në fakt pika 2 e urdhrit të dëbimit bie ndesh me pikën 5, ku thuhet: “Kundër këtij urdhri mund të bëhet ankesë mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’”, pasi nuk ka pasur kohë që Çelik të ankimojë vendimin edhe pse sipas avokatit të tij ai nuk ka dashur të largohet pasi në Turqi i rrezikohej jeta.

Për një periudhë 5-vjeçare, pra deri në vitin 2025 Çelik nuk lejohet të hyjë në Republikën e Shqipërisë. 41-vjeçari është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara.

Para disa muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze. Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg.

Çelik, akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen dhe ndaj tij ka një proces penal në Turqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME