Categories Lajme

U larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Harry hasin problemet e para

Pasi u larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry janë zhvendosur në Kanada. Thuhet se ata janë zhvendosur së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison dhe dy qentë e shtëpisë.

Mirëpo edhe jetesa në Kanada duket se do të ketë disa “probleme” për çiftin. Brenda disa orësh, më shumë se 80.000 kanadezë kanë firmosur një peticion në internet, ku kërkojnë që Duka dhe Dukesha t’i paguajnë vetë shpenzimet e tyre të sigurisë.

Sipas qytetarëve, kostoja 800 mijë euro në vit për sigurinë e çiftit duhet të paguhet nga vetë Harry dhe Meghan Markle dhe jo nga xhepat e kanadezëve. Ata kanë kërkuar të mos jenë të detyruar të paguajnë taksa për sigurinë e çiftit. “Kanadezët dëshirojnë që Duka dhe Dukesha e Sussex të jenë në gjendje të përmbushin ambicien e tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht”, u shpreh Aaron Wudrick, Presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, shoqatë e cila promovoi peticionin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME