Categories Showbiz

“U lidh me dikë tjetër”, historia prekëse e Ledjonës! Tregon vështirësitë e divorcit: Duhet të paguaja kredi dhe borxhet e tij

Në spektaklin e djeshëm të BBV3, është transmetuar linja e jetës së Ledjonës, një vajzë e fortë e cila i ka përballuar e vetme të gjitha vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Ledjona tregon se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tradhtia që ka patur nga i shoqi dhe më tej i është dashur që të paguajë kredinë e shtëpisë dhe paratë borxh që ai kishte marrë.

“Në 1994 ne kemi vendosur të zhvendosemi në Korçë. Mamaja kujdesej për ne, babi punonte gjatë gjithë kohës. Vëllai është pika ime e dobët. Babai ka probleme me alkoolin, gjithmonë që takohemi bashkë, nuk flasim por vetëm qajmë. Kur isha në shkollë më jepte 20 ose 30 lekë të vjetra për të blerë në pushimin e madh. Në moshën 17 vjeçare dashurohem për herë të parë me babin e vajzës time. I kishte të gjitha, dashuri, respekt, pak dhunë. Të dy kemi qenë të vegjël, nuk e kuptonim çfarë ishte e mira dhe e keqja. Në moshën 21 vjeçare vjen në jetë njeriu më i bukur në botë, Mikaela.

Për 2 vite të dy bashkë mundoheshim ta shpëtonim këtë martesë për hatër të vajzës. Në fillim ai kujdesej shumë për vajzën. Pasi krijoi një lidhje me dikë tjetër çdo gjë ndryshoi. Gjithmonë kam vendosur të mos flas që vajza të jetë e lumtur. E gjithë ngarkesa ka rënë sipër meje. Më duhej të paguaja kredinë e shtëpisë, një borxh të ish bashkëshortit dhe shtëpinë. Dhimbjen nuk e ndaja me asnjë njeri duke i shkaktuar vetes ankth.

Kurrë nuk qaja në sy të vajzës, nuk kam bërë kurrë vetëm një punë. Nuk do t’i mungojë asgjë derisa unë të kem frymë. Mesazhi që më mungon është ‘o ma u ktheva nga shkolla çfarë ke bërë për të ngrënë?’. Nëse do diçka nuk thotë kurrë, e dua por më thotë ‘ma e ke marrë rrogën?’. Kur kam ikur nga shtëpia mbaj mend lotët e saj ku më thoshte ‘ik mami, por do më kujtosh”, tregon Ledjona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME