Categories Lajme

U ndalua se joshi 14-vjeçaren dhe shkuan në hotel/ Shqiptari në Greqi: Me të ishte një tjetër vajzë dhe i dashuri i saj

Detaje të reja rrëqethëse dalin në dritë, lidhur me rastin e rrëmbimit dhe incestit ndaj një vajze vetëm 14-vjeçare nga një 40-vjeçar në një hotel në Omonia. 40-vjeçari shqiptar që u arrestua si autor i ngjarjes i ka mohuar akuzat para autoriteteve greke.

Ai ka thënë se me vajzën ishte takuar rastësisht në Monastiraki rreth orës 00:15 dhe më pas qëndruan duke folur derisa kuptuan që nuk kishte më mjete transporti. Ai gjithashtu ka thënë se me vajzën ishte edhe një vajzë tjtër dhe i dashuri i saj.

“Ne u takuam rastësisht në Monastiraki rreth orës 00:15 dhe po bisedonim me miq të tjerë dhe koha kaloi dhe mjetet e transportit u mbyllën. Nuk munda të kthehesha dhe vendosa të qëndroj në hotel sepse ishte shumë ftohtë jashtë.

E mitura nuk donte te shkonte në shtëpinë e saj dhe gjate bisedës me tha nëse mund te vinte me mua në hotel. Erdhi edhe shoqja e saj bashkë me të dashurin që nuk i njoh. Edhe ata kishin ftohtë, kështu që ne shkuam në dhomë dhe pamë televizor”- ka deklaruar 40-vjeçari shqiptar.

Nëna e 14-vjeçares ka deklaruar se ndihen shumë të shqetësuar për atë që ndodhi në dhomën e hotelit. “Ne jemi shumë të shqetësuar për atë që ka ndodhur saktësisht në dhomë. Në ditët në vijim do të hidhet shumë dritë për rastin. Në asnjë nuk mendoj se i akuzuari ka qenë bindës në kërkimin e faljes”- tha ajo.

Megjithatë 40-vjeçari mohon të ketë lënduar të miturën, ndërsa autoritetet janë në pritje të përfundimit të raportit mjeko-ligjor. Në të njëjtën kohë, nga hoteli janë sekuestruar çarçafët, jorganët dhe këllëfët e jastëkëve për të proceduar më tej me hetimet.

Po ashtu shqiptari ishte edhe mik i familjes së vajzës. Alarmi se vajza ishte joshur dhe “rrëmbyer” nga ai, u ngrit në momentin kur vajza postoi një foto në Instagram nga dhoma e hotelit. Prindërit e saj e panë dhe menjëherë lajmëruan policinë pasi kishin dyshime se mund të kishte ndodhur diçka e keqe. Burimi: tovima.gr |

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME