Categories Lajme

U ndalua të hyjë në Serbi, më pyeten sherbimet sekrete, rrëfehet deputeti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, ka rrëfyer për ndalimin që i është bërë të shtunën nga Policia e Serbisë në pikë-kalimin kufitar në Merdar, derisa po udhëtonte në një vizitë familjare në Beograd.

Petroviq thotë se fillimisht ai u ndalua nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë dhe është marrë në pyetje nga zyrtarët e Shërbimit Informativ dhe Sigurisë të Serbisë (BIA)

Të shtunën rreth mesditës Petroviq ishte nisur për vizitë te motra e tij në Beograd, por ishte ndaluar në Merdar.

Siç ka deklaruar për RTV KIM, ai fillimisht është ndaluar nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë të cilët e kanë futur në një dhomë, derisa kanë ardhur zyrtarët e BIA-së.

Petroviq thotë se zyrtarët e BIA-së kanë mbërri aty pas një orë e gjysmë, të cilët e kanë marrë në pyetje për dy orë rresht.

“Më kanë pyetur për gjëra të përgjithshme dhe të njohura dhe për ato që shkruajnë mediat. Unë i kam pyetur, përse më kanë ndaluar dhe nëse jam i arrestuar? Ata thanë se nuk jam i arrestuar, por duhet të kryejnë një bisedë me mua. Unë u thashë se nëse nuk kanë çfarë tjetër të më pyesin, të më lirojnë të shkoj, sepse më pret familja dhe se jam nisur të shkojë te motra në një festë familjare në Beograd. Megjithatë, më thanë se nuk mund të më lëshojnë të shkoj deri të konsultojë autoritetet kompetente në Beograd”, tha Petroviq, që është edhe kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS).

Petroviq thotë se zyrtari i BIA-së, i cili nuk ka dashur të prezantohet, pas kryerjes bisedës telefonike, i ka thënë se ai duhet të presë deri në orën 16:00 dhe pastaj mund të shkonte ku të dojë.

Megjithatë, pas skadimit të kohës, Petroviq u kthye mbrapsht dhe u drejtua për në Graçanicë.

“Unë jam në shok. Nuk e di pse më ndaluan katër orë, as nuk e di nëse isha i arrestua, apo çfarë tjetër. Për herë të parë më ka ndodhur diçka e tillë”, tha ai

Thotë se për këtë ngjarje i ka informuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe ambasadave të vendeve perëndimore dhe pret reagimin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME