Categories Lajme

U nderua nga Macron me çmimin më të lartë të Francës, Ismail Kadare për AFP: Ferri i komunizmit, ishte mbytës në kuptimin më të keq të fjalës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i dha Ismail Kadares, romancierit dhe poetit më të njohur ndërkombëtarisht të Shqipërisë, dekoratën “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Shkrimtari i shumë kryeveprave priti në shtëpinë e tij agjencinë e lajmeve AFP.

Kadareja, i cili u vu në shënjestër të policisë sekrete, e përshkroi jetën nën regjimin e mëparshëm si “ferr”.

“Ferri i komunizmit, si çdo ferr tjetër, ishte mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia e transformoi atë në një forcë jete, një forcë që të ndihmonte të mbijetoje, të mbaje kokën lart dhe të fitoje mbi diktaturën”, tha ai për agjencinë franceze të lajmeve AFP në një intervistë pasi iu dha medalja.

Ai tha për AFP se letërsia është “dashuria e tij e madhe dhe e vetme”.

“Ajo i ka dhënë kuptim jetës sime, më ka dhënë kurajë për të rezistuar, lumturi dhe shpresë për të kapërcyer gjithçka”, tha ai.

-Çfarë është letërsia për Ju, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në gjatë viteve të dikaturës komuniste?

Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë, thuajse e pamundur. E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje. Ja përse unë i jam mirënjohës letërsisë: Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën. Ferri komunist, si çdo ferr tjetër është mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jetë, në një forcë mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar, për të mundur me kokën lart çdo gjë.

Unë kam qenë gjithmonë besnik i letërsisë, kam respektuar çdo herë veç urdhrat e saj, kam qenë thellësisht i lidhur me të, ajo ka qenë qëllimi i jetës sime, qëllimi absolut i jetës sime që ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton, ky është një triumf, një fitore. Dhe siç thotë Kundera: “Arti nuk triumfon kurrë kokëulur”!

Letërsia më ka dhënë çdo gjë që kam, më ka dhënë kuptimin e jetës, më ka dhënë guximin të luftoj, të kem shpresë, të ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë: Kjo është letërsia!

-A është letërsia dashuria më e madhe e jetës suaj?

Letërsia është dashuria ime më e madhe, e vetmja, më e madhe se çdo gjë. Letërsia është gjithçka për mua, jeta ime, jeta e të tjerëve, jeta e të gjithëve. Letërsia jeton paralelisht me botën, ecën me të, në krah të saj.

Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot, ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë, ajo më ka dhënë kurajon për të qendruar, shpirtin, frymën, lumturinë e shpresën. Gjithçka e bukur për mua është letërsia!

E mbaj me vete kudo, shkruaj gjithë kohën, hedh shënime, shkruaj tregime, kam projekte për të botuar dorëshkrime, por disa prej tyre duhet ti rishoh.

Çdo botim është për mua si një rilindje, kështu ka qenë gjithmonë. Letërsia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

-A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel të Letërsisë? Ju edhe këtë vit ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur?

Çmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam që i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon.

I vlerësoj shumë librat e mi, i nderoj shumë librat e mi, jo vetëm se si autori, por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe. Ato janë pasuri, pjesë e të gjithëve. Një shkrimtar për t’u ndjerë krenar dëshiron veç të kontribuojë në këtë pasuri.

Vepra ime është ajo e popullit tim, është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua, ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një nder vendet që ka vlerësuar letërsinë time e ky është padyshim një nder për mua.

Ne jemi bij të artit, ne i shërbejmë artit.

E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit. Forcës krijuese të tij. Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë. /AFP

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME