Lirohen tre shqiptarët e arrestuar në Greqi në një gomone pranë kufirit me Turqinë. Mediat greke bëjnë me dije se tre shtetas, 25, 42 dhe 42 vjeç kanë lënë qelinë pasi nuk është bërë i mundur dokumentimi i lidhjes së tyre me 1 ton drogë të kapur në një shpellë në Piperos, sasi e cila mendohet se vinte në rrugë detare nga Shqipëria dhe kishte destinacion Turqinë. Ata kanë marrë detyrim paraqitje tre herë në muaj dhe kanë lënë garanci pasurore 10 mijë euro. Ndërkohë një person i katërt, 35-vjeçar i arrestuar një ditë pas operacionit i cili rrëfeu dhe vendin ku ishte fshehur dr.oga është mbajtur në qeli.
Categories
Lajme
U ndoqën në det me snajipera e helikopterë, lirohen tre skafistët vlonjat
