Categories Lajme

U nis në SHBA për vaksinën, Rama fotografohet në qendrën tregtare

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se ishte nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar që vaksina anti-COVID të mbërrijë sa më parë në Shqipëri.

Rama tha se nuk do të linte gurë pa luajtur që vendi ynë të mos ngelte pas për sigurimin e vaksinës. Por, ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të Ramës, i cili është veshur me pallto të zezë, maskë me ngjyra dhe atlete sportive në një qendër tregtare. Krahas fotove, Berisha shkruan se “Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj por edhe për pak shopping për vete! Sb”.

Më 5 dhjetor Rama shkruante në “Twitter”; “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME