Categories Lajme

U njohën në FB, shqiptari tentoi të përd hunojë polaken në Greqi, 23-vjeçarja e mbylli në ballkon…

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ka rrahur brutalisht dhe tentuar të përd hunojë një 23-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi. Ka qenë ora 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me nënshtetësi greke shkoi në shtëpinë ku banon vajza 23-vjeçare nga Polonia, me të cilën siç ka dëshmuar vi ktima ishte njohur disa ditë më parë nëpërmjet Facebook.

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe teksa po bisedonin shqiptari i kërkoi papritmas të bënin seks. 23-vjeçarja ka refuzuar, e për pasojë shqiptari e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup, duke tentuar ta përd hunojë.

E reja rezistoi me të gjitha forcat dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin, vendosi të largohej nga shtëpia e të resë. Por në tentativë për tu larguar shpejt, shqiptari theu dorezën e derës dhe u bllokua brenda shtëpisë së 23-vjeçares.

Më pas shqiptari doli në ballkon për t’u arratisur nga banesa, por nuk ia ka dalë, për pasojë 23-vjeçarja e mbylli në ballkon dhe thirri policinë. Si pasojë shqiptari u arrestua ndërsa vajza që u godit brutalisht në fytyrë dhe trup nga grushtet dhe shkelmat e autorit u transportua në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME