Categories Lajme

U pë.r.d.hunua br.utalisht, nëna e 4 fëmijëve rr.ëfen tm.errin: Vajzës i pr.eva flokët dhe…

Nënë e katër fëmijëve, sot 57 vjeçe, ajo është një nga vi.ktimat e dhu.nës seksuale të Kosovës. Për të mos e identifikuar, ne do t’i vendosim pseudonimin Teuta.

Për shumë vite me radhë ajo e ka patur të pamundur që të diskutojë, apo të ndaj me dikë brengën që i rëndon në shpirt. Top Story sjell një rrëfim të gruas që mundi të mbijetojë pas pë.rdhunimeve br.utale, nga katër ushtarë serb.

“Na kanë marrë dhe na kanë çuar të gjithëve në makina, na kanë futur në xhipa, na kanë çuar në shtëpi. Duke u ngjitur shkallët, jam rrëzuar dhe kam vrarë këmbën. Të gjithë na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë futur në dhoma. Askënd nuk kam parë, vetëm dëgjoja zëra. Më kanë futur brenda në gjendje kome. Ka dal njëri dhe tjetri ka qëndruar, çfarë ka dashur ka bërë, një apo dy orë afërsisht.

Ka mbaruar punë ai dhe ka hyrë tjetri, edhe ai më ka rrahur, më zhveshi. Pastaj ka hyrë i treti, ishte afro mëngjes, nuk mbaj mend sa mund të ketë qenë ora, edhe ai bëri punën e tij. Pastaj erdhi i katërti, kam thënë vetëm zot inshallah më mirë të më mbysin se sa të më bëjnë atë që ata bën.

Kam pasur dëmtime prej thikës sepse bërtisja dhe nuk pranoja të më zhvishnin. Ata vepruan me thikë, gjaku më ka rrjedhur, gjirin e majtë e kam bërë operim pas 3-4 vitesh sepse ata ma dëmtuan. Rrobat që kisha veshur mi grisën dhe kur dola thash: “Zot shyqyr që dola!”. Vjerrës i thash se nuk mundem më të rri. I thash që po marr fëmijët dhe po dal. Dil tha dhe u’a bëftë zoti mbarë! Kam dal dhe jam ngjitur për në mal”, tregon për gruaja.

Pas orëve të tmerrit ku Teuta është përdhunuar dhe dhunuar, me rrobat e shqyera, me gjakun që i rrjedh pamabarim nga këmba ku e kanë prerë me thikë, ajo merr rrugën për në shtëpi. Mes frikës se mos e gjejnë të tjerë serb dhe e përdhunojnë, ajo ikën duke u fshehur në shtëpi të braktisura deri në momentin që mbërrin në shtëpi. Përballjen e parë e ka me vjehrrën e saj, e cila e përqafon dhe i thotë se të paktën ishte gjallë.

“Mbas 3 javësh, ai më ka gjetur tek goca e dajës, mbasi më pa gjallë me fëmijë, i tregova. E kam ditur më tha, e kam ditur se mbasdite, mund të bëhet ndonjë gjë me ju. I kam treguar, gjallë më ka dashur, më ka mbështetur, as kurrë nuk kam pasur fjalë prej tij, as sot nuk kam. Për këtë bukë jo, kurrë! Më ka thënë që shyqyr që kam shpëtuar, je gjallë dhe nuk të ka ndodhur vetëm ty”, – tregon e dhunuara!

Për shumë kohë ajo e kishte maskuar vajzën e saj të madhe si djalë në mënyrë që të mos binte pre e përdhunimeve nga serbët.

“Kisha dhe vajzën, por e fshihja dhe e bëja si djalë. I preva flokët, i vishja rroba djemsh, shumë e fshihja, ishte 15 për 16 vjeçe. Nuk dallohej fare, si të ishte djalë”, tregon gruaja.

Teuta kërkoi ndihmë të specializuar dhe sot ka gjetur kurajën që ta ndaj fatkeqësinë e vet me një grup njerëzish, por ende nuk është gati që të dal publikisht dhe të kërkojë drejtësi nga frika e paragjykimeve.

“Tani nuk jam akoma e gatshme. Një ditë do dalim, do ta kërkojmë dhe ne drejtësinë tonë, do të tregojmë se çfarë na ka bërë serbi”, tregon gruaja.

Në momentin e dhunimit, Teuta ka arritur të identifikojë njërin prej dhunuesve të saj me emër.

“I bëri zë dikush, e ka pasur emrin…. ai vetëm kur dëgjoj emrin është kthyer poshtë, doja të dilja nga dritarja por mendoja se do më zënë dhe do më mbysin fare. Lutesha dhe thoja: “Zot inshallah shpëtoj pa më mbytur!” rrëfen gruaja.

22 marsi i këtij viti ka shënuar një fitore të vogël në luftën e saj të madhe për drejtësi. Teuta ka fituar statusin e të dhunuarës së luftës dhe përfiton një pension, që e shpenzon për kurimin e bashkëshortit të vet të sëmurë.

“E kam marrë më 22 mars, e kam marrë lajmin , më kanë thënë që e ke fituar statusin e pensionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME