Sot është folur shumë për një shkëmbim të mundshëm të regjisë së dy formacioneve, ku Pjaniç do të shkonte në Barcelonë dhe Arthur do të lëvizte në kahun e kundër drejt Juventusit. Kanë qenë të shumta mediat që i kanë bërë jehonë këtij shkëmbimi, por një nga të interesuarët e drejtpërdrejtë, i ka vënë kapak çdo gjëje. Braziliani Arthur, duke folur për “Sport”. Është shprehur i kënaqur për zërat e merkatos, por i ka deklaruar dashurinë e tij Barcelonës. “Interesimi i klubeve të mëdhenj më pëlqen shumë, por e kam të qartë idenë për të ardhmen time: do të qëndroj me fanelën blaugrana”.
Categories
Sport