Categories Lajme

U përplas me kamionin në tunel, dyshohet se vëllai i deputetes pësoi inf.arkt

Dalin pamjet e aksidentit fatal të vëllait të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në tunelin e Krrabës. Elton Maçelli udhëtonte me shpejtësi të lartë rreth 140 km/h, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që 37-vjeçari të ketë pësuar infarkt ose të ketë qenë në gjumë. Këto janë çastet e fundit të udhëtimit me automjet të 37-vjeçarit Elton Maçolli. Ai humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, duke u përplasur dhunshëm me një kamion rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan. Siç duket edhe në videon e siguruar nga ABC News, Maçolli qarkullonte me shpejtësi tepër të lartë.

Specialistët e qarkullimit rrugor pohojnë se 37-vjeçari udhëtonte me mbi 140 km/h duke humbur drejtimin e mjetit tip “Seat”. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Elton Maçolli të këtë qenë në gjumë, ose të këtë pësuar infarkt pasi i riu nuk kryen asnjë manovrim për të frenuar apo për t’i shpëtuar përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Mjeti ishte me benzinë dhe i përshtatur me impiant gazi. Ai ka shpërthyer në flakë, duke u djegur pothuajse plotësisht. Identifikimi i 37-vjeçarit u bë një ditë më pas për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë nga flakët. I riu, është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe punonte si pilot në bazën ajrore të Farkës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME