Categories Lajme

U përplasën me armë zjarri me policinë, identifikohen dy të rinjtë që u arrestuan pasi grabitën karburantin

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me arrestimin e dy të rinjve Ardit Domi dhe Lorenc Cali që u përplasen me arme zjarri me policine.

Sipas burimeve policore, automjeti që dyshoheshin se ishte përdorur për grabitje ishte vjedhur më 20 gusht në sektorin Rinia.

Pak orë më vonë, në një pikë karburanti në Sukth, grabitësit me armë morën lekët e xhiros dhe u larguan pa u identifikuar.

Në orët e para të mëngjesit, pranë zonës së Çifligut, policia mori njoftim për dy persona të maskuar që tentuan të grabisnin një automjet G Class, por drejtuesi i makinës arriti të largohej. Forcat e policisë lokalizuan automjetin e vjedhur dhe nisën ndjekjen. Gjatë ndjekjes, grabitësit hapën zjarr ndaj policisë.

Njëri nga grabitësit, Ardit Domi, u plagos dhe u transportua në spital, ndërsa Lorenc Cali u arrestua pas disa minutash rezistence. Policia gjithashtu ndihmoi pjesëmarrësit e një dasme në zonë që të largoheshin pa probleme nga restoranti ku po zhvillohej ceremonia.

Të dy grabitësit, banues në fshatin Bilalas, Shijak, ishin të njohur për policinë për aktivitet kriminal, kryesisht në fushën e vjedhjeve.

Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të kapur çdo person tjetër të përfshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME