Categories Lajme

“U përpoqën të futen në uzinën ku prodhohej AK-47”, mediat e huaja jehonë sulmit në uzinën e armëve në Gramsh

Sulmi që ndodhi dje në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kanali informativ britanik Sky News, i cili i ka kushtuar një rëndësi të madhe luftës në Ukrainë që pasi nisi në shkurt, e raportoi ngjarjen të shtunën mbrëma.

Shqipëria njofton se dy nga ushtarët e saj mbetën të lënduar ndërsa përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një ukrainas që po përpiqeshin të hynin në një fabrikë ushtarake në qendër të vendit.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin Uzinën, por gjatë përpjekjeve të tyre për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë”, thuhet në njoftim, ndërsa gjendja e ushtarëve është e qëndrushme.

Ministria tha se tre shtetasit e huaj u arrestuan.

Në kohën e komunizmit, uzina shqiptare e Gramshit u përdor për prodhimin e kallashnikovit rus AK 47.

Sipas faqes së internetit të ministrisë, fabrika ofron sot shërbime prodhimi për industrinë e mbrojtjes, pa dhënë më shumë detaje. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME