Categories Lajme

U plagos nga përplasja me armë në Bllok, lirohet shoku i Ervis Martinajt

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e liruar nga burgu shokun e Ervis Martinajt, Eljon Haton, i cili u plagos rëndë nga  ngjarja e mbrëmjes së 4 tetorit të vitit të kaluar në një lokal në zonën e Bllokut.

Ai u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej rreth 1 mln lekësh për t’u hetuar në gjendje të lirë, raporton gazetari Elton Qyno. Përpos garancisë pasurore, në marrjen e vendimit gjykata ka pasur parasysh edhe faktin se Hato mbeti i paralizuar nga përplasja me armë. Eljon Hato akuzohet nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë.

Po cfarë ndodhi në 4 tetor të 2018? Grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo.

Mata dhe Bilo janë në kërkim, ndërsa shkak i përplasjes ishte prishja e pazareve të drogës, ku i përfshirë është edhe Eldi Dizdari,kushëri i Arbër Çekajt, i cili ishte pronari i kontenierit me 613 kg kokainë të fshehur ndërmjet bananeve, që u bllokua në Durrës në fundin e shkurtit të kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin

Aksident i rëndë në rrugën e Voskopojës, makina përplas 41-vjeçarin, transportohet me urgjencë në Tiranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori Policia e…

LEXO ME SHUME