Mbrëmjen e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e ftuar në emsionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, në Ora News, nga ku është duke komentuar aksionin e opozitës së bashkuar.
Kryemadhi ka deklaruar se disa përfaqësues të opozitës, do të dërgojnë disa kampionë gjaku për analiza jashtë vendit, për të kuptuar çfarë helmi ka hedhur policia ditën e sotme në drejtim të opozitës.
Kryemadhi u shpreh se qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës, kanë pasur simptoma helmimi, prej gazit të hedhur në drejtim të tyre, përfshirë të vjella, marrje mendsh dhe probleme me frymëmarrjen.
