Categories Lajme

U prezantua se ishte ministër, arrestohet shqiptari

R.B është arrestuar pasi është prezantuar se ishte ministër, me që rast dyshohet se ka kryer veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi“ dhe Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (R.B.) si dhe kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit të lartcekur me iniciale.

“Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale. I lartcekuri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmoj në një çështje pronësore.

Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim”, thuhet në komunikatën e PK-së.

I dyshuari pas intervistimit dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që rezulton se paraprakisht është dënuar edhe nga Gjykata me vendim të formës së prerë në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh për vepra të mëhershme penale “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME