Categories Lajme

U propozua kandidat për Presidentin e ri, Bajram Begaj është kallëzuar në SPAK

Partia Socialiste propozoi për kandidat për Presidentin e ri, Bajram Begajn.

Mirëpo kandidati i propozuar nga Edi Rama për President Republike, rezulton të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021.

Kallzimi është bërë nga Artur Meçollari, i cili ka qenë pjesë e grupit negociator për cështjen e detit me Greqinë.

Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë. Gazetari Ferdinand Derivishi në një shkrim të muajt tetor 2021 zbardh më shumë detaje rreth kësaj afere milionëshe, shkruan Lapsi.al.

“Baza detare ekzistuese e Pashalimanit u rrudh me 85 % të sipërfaqes me anë të një truku korruptiv të vitit 2016, ndërsa baza ndihmëse e Sarandës shkoi drejt shfarosjes pasi u dha me koncension. Të akuzuar janë zyrtarë të lartë mes të cilëve edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që gjatë vlerësimit të pronave të forcave detare më 2016-ën, firmosën copëzimin e tyre, duke lënë një pjesë të majme jashtë planit të përhapjes. Kleçka e përdorur ishte lënia e tyre pa koordinata gjeografike. Si pasojë forcat detare humbën 80 prona të lakmuara me një sipërfaqe prej rreth 480 hektarësh”, shkruan Dervishi. Natyrisht që këto lëvizje në iventarin e ushtrisë nuk bëhen dot pa miratim nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake. Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi autorit të këtij shkrimi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 i pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Edhe pse praktikisht duhet t`i përulemi vullnetit rrezikues të një njeriu të vetëm, ndëshkimi përmes ligjit është shpresa e vetme e një populli të tërë për të shpëtuar nga skemat mafioze të grabitjes së pasurive publike.

Deri tani, të orkestruara nga maja e piramidës së pushtetit, këto skema kanë treguar se janë krijuar vetëm për qëllime kriminale. Abuzimi me pronat publike, falja e tyre klientëve apo oligarkëve si të ishin prona të lëna trashëgim nga babai, deri tani ka pasur vetëm një qëllim: mbushjen e xhepave. Le të besojmë nisjen e ca ndryshimeve domethënëse!”, thuhet në shkrimin e publikuar nga INA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME