Categories Lajme

U raportua si rrëzim aksidental, 28-vjeçari përplasi me makinë për vdekje 53-vjeçarin dhe u ‘zhduk’

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku u gjet i pajetë, në rrugë, një 53-vjeçar, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 28-vjeçar, i cili nga hetimet rezultoi se ka përplasur 53-vjeçarin, me automjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Po ashtu është sekuestruar automjeti.

Njoftimi policisë:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 18:00, të datës 05.11.2023, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku fillimisht u dyshua se aksidentalisht humbi jetën, si pasojë e rrëzimit në rrugë, duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi L. K., 53 vjeç, banues në Kurbin, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Kurbin.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i shtetasit E. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME