Categories Bota

U rrëzua në det, “heronjtë” shpëtojnë jetën e gruas në karrige me rrota

Dy djem, të cilët shpëtuan jetën e një gruaje në karrige me rrota konsiderohen si “heronj” nga të panjohurit. DJ Kashief Hamilton po luante muzikë në një anije në ishujt Virgin kur dëgjoi një zhurmë me zë të lartë. Ai ndaloi festën dhe pa njerëz që po vraponin, përfshirë mikun e tij Randolph Donovan. Ky i fundit u hodh në oqean dhe pa një grua me karrige me rrota që po fundosej.

“E nxorra menjëherë nga karrigia”, tha ai për CNN. Ndërkohë dikush nga anija hodhi një komerdare shpëtimi. Më pas, DJ Hamilton shkoi menjëherë të ndihmonte mikun. Oqeani ishte rreth 10-12 metra i thellë, prandaj ishte shumë e vështirë që ta nxirrnin lart.

Të dy u përqendruan dhe ia dolën që të shpëtonin jetën e gruas. “Jam i lumtur që gjithcka përfundoi në mënyrë pozitive. Ne mund të kishim humbur dikë që është pjesë e familjes së dikujt, si dhe pasagjere.” Fati ishte në anën e tyre pasi një lëvizje e vogël e anijes mund ti shtypte dhe ti fundoste të tre. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe gruaja shpëtoi me lëndime të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME