Categories Lajme

U shtrua dje në spital, ndërron jetë brenda orësh mjeku pneumolog (Emri)

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e Covid 19 mjeku pneumolog Anibal Byberi. Mësohet se Byberi ka shkuar dje në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në gjendje të rëndë dhe është vendosur në intubim menjëherë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetoj. Byberi ka qenë mjek në Tropojë, ka mbajtur dhe postin e drejtorit të spitalit të Tropojës, duke iu shërbyer qindra qytetarëve.

Nuk bëhet e ditur se prej sa ditësh mjeku ishte prekur nga Covid 19, dhe se pse shtrimi i tij në spital ka ardhur vetëm dje, kur gjendja ishte përkeqësuar ndjeshëm. Byberi është mjeku i tretë që humb jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë, që prej fillimit të pandemisë në muajin Mars.

Më herët ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeccare mjeku Arjan Pushi, i cili shërbente në repartin e hematologjisë në QSUT, nga ky dyshohet të ketë marrë edhe infeksionin. Po ashtu betejën me Covid 19 nuk e ka fituar as mjeku Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, i cili nuk e kishte ndërprerë asnjëherë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME