Categories Lajme

U sinjalizuan për një person të dyshimtë, Policia iu bën kontroll tre vëllezërve vlonjatë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 vëllezër. Procedohet në gjendje të lirë vëllai tjetër, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Ismail Qemali”, pranë parkut “Aulona”, lëvizte një shtetas i dyshimtë, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë dhe kanë konstatuar një shtetas që kishte ngjashmëri me përshkrimin e dhënë, i cili shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë.

Në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë urdhër për të ndaluar, shtetasi A. Xh. ka kundërshtuar urdhrin e tyre. Gjatë shoqërimit të shtetasit A. Xh. për në Komisariat, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga vëllezërit e tij, shtetasit F. Xh. dhe Xh. Xh.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të tjera, këta shtetas janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve F. Xh., 25 vjeç dhe Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME