Categories Lajme

U tha se u shpall në kërkim, zbulohet kthimi nga Rinasi i Lulzim Berishës

‘’Fletë-arresti për Lulzim Berishën’’, kjo ishte kryefjala e disa prej mediave mbrëmjen e së dielës kur u zhvillua një aksion i policisë që çoi në dhjetra të arrestuar.

Mirëpo ashtu siç rezulton tashmë për Lulzim Berishën nuk ka pasur urdhër-arrest, dhe ai ka qenë në një udhëtim jashtë vendit mbrëmjen kur në banesën e tij u krye një kontroll nga ana e policisë.

Faxnews mëson se Lulzim Berisha është kthyer në Shqipëri të hënën, dt 22.10.2018, nga Rinasi.

Kjo pasi Gjykata e Durrësit ka vendosur më herët, detyrim paraqitje pranë Shërbimit të Provës Durrës.

Dje në dt.23.10.2018 orën 11:00 është paraqitur prane Shërbimit të Provës në Durrës, pasi në rast të kundërt, nëse nuk paraqitej shpallej në Kërkim nga organet ligjzbatuese.

Bëhet fjalë për daljen e tij nga burgu herën e fundit dhe nuk ka asnjë hetim të ri në drejtim të tij, bëjnë me dije burime nga gjykata e Durrësit.

Ndërkohë që edhe pse gazetarë të kronikës me burimet e tyre thonë se Berisha përmendet në përgjime si garant i transportit të heroinës në laboratorin e Hasit, derimë tani ai vijon të jetë një person i lirë, dhe pa asnjë detyrim me drejtësinë.

Lirimi i tij nga Gjykata e Durrësit edhe pse ka qenë kreu i bandës së Durrësit, ka qenë një nga vendimet më të dyshimta të marra nga ana e drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME