Categories Lajme

Kontrolle të befasishme në Shkodër, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Shkodrës ka kryer disa kontrolle të bëfasishme në  lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Gjatë kontrolleve, policia ka arrestuar në flagrancë Fatjon Bajami, 39 vjeç, banues në Shkodër i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Shkodër, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Kontrollet e policisë janë bërë për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe atyre në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME