Categories Lajme

U vra dhe më pas u hodh e zhveshur në përrua, del fotoja e shqiptares, ishte martuar para një viti

Kjo është 35-vjeçarja shqiptare Nevila Pjetri, e cila u gjet e vrare te dielën në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara të Italisë.

Sipas mediave italiane ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë. Karabinierët kanë gjetur makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma. Po ashtu, autoritetet janë vënë në kërkim të një makine, në të cilën disa dëshmitarë thonë, se ka hipur gjatë orëve të vona të natës, Nevila Pjetri.

Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Por vrasësi ishte siguruar që të mos linte asgjë gjurmë në vendin e krimit. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. As rrobat e humbura të saj, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur.

Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare. 35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të është arrestuar për prostitucion.

Sipas hetimeve, Pjetri ishte martuar me një shqiptar para një viti. Ata nuk kishin fëmijë. Bashkëshorti i saj është kopshtar dhe banonin së bashku në një zonë në Massa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME