Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se pak minuta më parë është shoqëruar nga Policia ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Mësohet se ai është shoqëruar nga Policia në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, për shkak të një k onflikti brenda familjes, më konkretisht me djalin e tij.
Malaj ka qenë bashkë me njërin nga djemtë tek Liqeni Artificial dhe në debat e sipër për një automjet, janë kapur edhe f izikisht, ndërkohë që ish-gjyqtari është në proces di vorci me bashkëshorten e tij.
Më 22 gusht, bashkëshortja e ish-gjyqtarit Edlira Malaj ka kërkuar në gjykatë urdhër të menjëhershëm m brojtje. Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e d ënimit në Itali të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj dhe më pas u shkarkua nga Vetingu, ndërsa e ka konsideruar këtë një hakmarrje ndaj tij.
