Categories Sport

UEFA pasuron futbollin shqiptar, ja sa kanë përfituar katër ekipet së bashku me FSHF-në

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar do të marrin pjesë katër skuadra në Europa League. Tirana, Kukësi,Laçi dhe Teuta janë ekipet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën europiane. Përveç përfaqësimit dhe krenarisë sjell më shumë se kaq, miliona euro. Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë arkëtuar deri më sot vetëm nga UEFA 1.5 milionë euro. Me pjesëmarrjen dhe kalimin e turit të parë, secila ka marrë nga 500 mijë euro.

Nëse kurbinasit patën disa shpenzime më shumë prej udhëtimit apo akomodimit në Azerbajxhan, kuksianëve dhe durrsakëve iu evitua kjo lloj kostoje. Ata luajtën në shtëpi dhe dashur pa dashur ky quhet kursim. Nuk duhet të harrojmë Tiranën, e cila ka grumbulluar tashmë 1.2 milionë euro nga kompeticionet europiane. Veç shpërblimit prej 260 mijë eurosh që mori si kampione nga UEFA,

iu shtuan 660 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë dhe të dytë të Champions-it. Vërtet u eliminuan, por fituan të drejtën që të luajnë edhe në turin e tretë të Ligës së Europës, që përkthehet edhe në 280 mijë euro të tjera. Për të mos harruar që FSHF mori nga UEFA 4.3 milionë euro, para që do përdoren për shpenzimet e vetë institucionit, kombëtaret dhe projekte infrastrukturore. Në total fatura e të ardhurave shkon në 7 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME