Categories Lajme

Ulet çmimi i qumështit, blegtorët: Po sjellin produktet nga jashtë

Ditët e fundit blegtorët e fushës së Myzeqesë janë përballur me një tjetër ulje të çmimit të qumështit.

Kjo i ka vënë ata në vështirësi për mirëfunksionimin e fermave të tyre ndërkohë që ulja e çmimit të qumështit nuk ka reflektuar në tregun e bulmetit për konsumatorët ku çmimet mbeten të pandryshuara.

Aktualisht një litër qumësht dele shkon nga 110 deri 120 lekë ndërsa një ulje të konsiderueshme ka pësuar edhe qumështi i lopës.

“Qumështi i bagëtive të imëta vjet vajti me 1600 që si konkurrence e baxhove, por sivjet ranë në ujdi na e çuan qumështin me 1100-1200. Leverdia jonë përderisa nuk ulen gjërat ne për një copë bukë jemi.

Po vazhduam kështu do i heqim. Edhe për lopët e kanë ulur po flasin për ta çuar tek 500 lekë. Po ca prodhimi ata sjellin nga jashtë qumësht pluhur dhe mish. Ata i vënë sa të duan në dorë të tyre jemi.”

Për ekspertin e blegtorisë njëkohësisht blegtor, Ervin Resuli kjo situatë vijon prej disa ditësh kur fermerët janë përballur me çmimin e ulur të qumështit. Sipas tij është krijuar një kartel i grumbulluesve të cilët mbledhin qumështin me të njëjtin çmim duke prishur kërkesë ofertën. Ndërkohë që institucionet e kontrollit kanë heshtur përballë kësaj situate.

“Pas të imëtave pas 1 prillit ka nisur një problematikë edhe për qumështin e gjedhit. Është i njëjti grup monopolist që dikton blerjet tek fermeri dhe shitjet tek konsumatori. I njëjti kartel që shfrytëzon blegtorin dhe bujkun shqiptar.

Ne kemi unison ne blerje me vendosje të çmimeve monoliste. Ka një disbalancë të tregut nuk jemi në ekonomi të lirë, por të kapur. Nga ana tjetër ata që duhet të bëjnë kontrollin përfshirë AKU Tatimet, Autoriteti i konkurrencës nuk ndihen dhe janë në një lloj gjumi letargjik.”

Nga ana tjetër sipas Resulit mbështetja për blegtorët në radhë të parë duhet të vijë përmes rregullimit të tregut dhe menaxhimit të tij e më pas me subvencionet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME