Categories Lajme

Ulet lindshmëria, më pak foshnje në Vlorë/ Gjinekologu: Shkak kryesor varfëria, nuk kemi shifra se si ka ndikuar pandemia

650 foshnje kanë ardhur në jete në maternitetin e Vlorës nga Janari deri më Tetor, ose ndryshe 30 më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Po të krahasojmë si 10 mujor ka një ulje prej 30 lindjesh. Këtë vit kemi  “650 lindje, ndërsa një vit më parë kishim 680 lindje, afërsisht 30 lindje më pak”, tha Harilla Thanasko, shef i Shërbimit të Maternitetit në Vlorë.

A është pandemia shkaku i uljes së lindshmërisë? Shefi i maternitetit të Vlorës, thotë se ende nuk ka studime të sakta për ndikimin e pandemisë, por një gjë është e sigurt se Covid-19 ka sjelle uljen e lindjeve të planifikuara me operacion.

“Gjatë këtij 10 mujori, sigurisht si në gjithë institucionet e tjera pandemia ka dhënë ndikim edhe në maternitetin e Vlorë. Më tepër në numrin e operacioneve të planifikuara se sa në numrin e lindjeve. Ne kishim pezulluar operacionet e planifikuara që të mos krijohet fluks i madh, dhe gjatë kësaj kohe janë kryer lindje natyrale. Në operacion kanë hyrë vetëm rastet urgjence me hemorragji, etj”, theksoi mjeku.

Rënia e lindshmërisë  prej 2 dekadash është tashmë një plagë sociale, që nuk po gjen kurim pas me bonusin e bebes që vendosi qeveria. “Po të krahashosh përpara ’97 kemi pasur deri në 3 mijë lindje në vit. Ndërsa tashmë kanë rënë ndjeshëm. Shkaqet ekonomike janë kryesorja, por ndoshta ndikon edhe fakti se çiftet e reja bëjnë planifikim për të pasur dy fëmijë”, tha Harilla Thanasko, shef i Maternitetit të Vlorës Vdekshmëri amtare, thotë Thanasko është zero, ndërsa vdekshmëria foshnjore në shifra të ulëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME